Përpara se të filloj live emisioni “Opinion” rezervon disa momente tepër të veçanta në korridoret e televizionit Klan, dhomën e grimit e deri tek hyrja në studio.
Të gjithë pjesën që supozohet se nuk ka kamera po e sjellim në opinion.al, pikërisht për të shuar kureshtjen tuaj se si bëhen gati stafi i emisionit dhe të ftuarit në panel para një teme dinamike për aktualitetin si është “Faktet e reja për çështjen Tahiri”. Këto janë përgatitjet e fundit, takimet me të ftuarit, telefonatat e fundit, materialet dhe përgatitjet për emisionin LIVE.
Ndiqni në video disa momente pikante, edhe kur të ftuarit bëjnë makijazhin./Opinion.al