Pas publikimit të pamjeve të vrasjes së Albert Bakos në burgun e Koridhalosit në Greqi, partia Demokracia e Re ka reaguar duke e cilësuar një ngjarje të turpshme.
Zëvendës sekretari i partisë më të madhe opozitare në Greqi Kostas Karagounis, ka akuzuar drejtpërdrejtë qeverinë e Syriza-s duke thënë se këto gjëra partisë në pushtet i duken normale.
“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin. Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”, ka thënë Karagounis./Opinion.al