Një prej viktimave të masakrës së Orlandos filmoi momentin kur terroristi Omar Mateen nisi të qëllonte gjatë masakrës te klubi i natës Pulse të dielën.
Amanda Alvear, 25 vjeçe, e shpërndau videon me miqtë në Snapchat.
Gjatë natës ajo kishte postuar disa video duke kërcyer, ku dukej duke valëlzuar muzikë latine bashkë me miqtë e saj, raporton mapo.
Por në videon e fundit në profilin e saj, nata kthehet në një skenë tmerri. Amanda përpiqet të shpjegojë në kamera se çfarë po ndodh teksa në sfond dëgjohen të shtënat.
Tepër e frikësuar në fytyrë, ajo pëshpërit “po qëllojnë” dhe më pas video ndërpritet.
Të hënën, Amanda u konfirmua se një prej 49 viktimave që u vra gjatë krimit masiv më të madh të historisë amerikane.