Autografë, foto dhe selfie me fansat për tashmë ish trajnerin e Leicester City. Kjo ka qenë panorama e ditës së parë si i papunë e Claudio Ranierit, që u shkarkua vetëm dy ditë më parë nga stoli i Leicester, ekip të cilin e futi në histori vitin e kaluar, ndërsa e shpalli Kampion të Anglisë.
Fansat kanë pritur sa të dalë nga shtëpia ndërsa vetë Ranieri i pyetur nga një prej gazetarëve mbi gjendjen shpirtërore u shpreh: “Jam shumë i trishtuar, i uroj më të mirën tifozëve tanë”