Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozak Braçi, i cili u rrëmbye pak ditë më parë ka publikuar në rrjetet sociale videon që tregon momentet e rrëmbimit.
Sikurse shihet në pamje janë katër persona që pasi e kanë nxjerrë nga një makinë e bardhë rreperin, e kanë futur në një makinë tjetër që largohet nga vendi i ngjarjes
Ngjarja ndodhi më 23 shtator, ndërsa së fundmi Kozaku është rikthyer në vendin ku u rrëmbye dhe me anë të një video u ka shpjeguar ndjekësve të tij se si ndodhi e gjithë skena.
Kozaku ndalon në mes të një rruge në zonën e Alliasit në Tiranë dhe shpjegon se personat që e rrëmbyen i erdhën me tre makina dhe e rrethuan teksa ai ishte në taksi.
“Një makinë më erdhi këtej, një këtej dhe një tjetër këtej. Unë isha këtu. Ja këtu më kanë kapur kur kam kthyer taksinë. Por ja ku keni kamerat.” shprehet ai.
“