Video dhe deshmi të rralla vijnë nga Kosova në vigjilje të Ditës së Flamurit. Përmes këtyre pamjeve do të shihni si u festua 28 Nëntori në 1941 kur Kosova e Shqipëria ishin Një. “Flamuri kombëtar është vendosur kudo, rrugët janë stërmbushur me njerëz, furrat dhe mishtoret janë hapur pa pagesë që qytetarët të shërbehen me bukë e mish, kurse kënga e vallja ka jehuar nga agimi në mbrëmje”. Kështu shkruhet në kujtimet e Ibrahim Stubllës, një 82 vjecar nga Kosova.