Kronikë

Video e re/Bashkëpunëtori priste me motorin e ndezur, si u vranë dy shqiptarët në Athinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 27/12/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje dhe imazhe kanë dalë në publik lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve në një kafene në Athinë.

Mediat greke kanë publikua një video ku shihet se bashkëpunëtori në vrasje e la autorin e armatosur dhe të maskuar 200  metra larg kafenesë në sheshin e Nea Smyrni, ku ai ka qëlluar për vdekje Kreshnik Çerçizajn (objektiv i atentatit) dhe mikun e tij Armando Ogranaja.

Videoja e re tregon autorin, i cili pasi ekzekutoi shqiptarët brenda kafenesë hipi në një motoçikletë të drejtuar nga bashkëpunëtori i tij.

Siç shihet në videon e një kamere biznesi, dy personat ndalojnë 200 metra larg kafenesë ku ishin ulur dy viktimat. Kur motori ndalon, njeriu me të zeza zbret dhe niset drejt kafenesë në shesh.

Brenda dy minutash ai mbërriti në kafene dhe qëlloi gjakftohtësisht dy shqiptarët dhe u largua me vrap, ndërsa bashkëpunëtori e priste me motorin ndezur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku gjithashtu mbeti e plagosur edhe një vajzë. /Opinion.al

Pas