Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video e Presidencës:Rama hedh flamurin e SHBA-së dhe quan Trumpin kërcënim

2020/03/05 at 2:22 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do të ketë dekrete për shpartallimin të grushtit të shtetit”

Nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi, Presidenca ka sqaruar ngritjen e flamurit të SHBA-së nga ana e Metës, gjatë manifestimit të 2 marsit, teksa ka shtuar se shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane.


Përmes një postimi në Facebook, Blushi, i kërkon kryeministrit Rama, të cilit i referohet si gruaja e Bilalit, të përgjigjet publikisht për gjashtë pyetje meqenëse pretendon se nuk ka bërë asnjë dhunim të Kushtetutës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”.

Sqarimi i Presidencës, shoqërohet edhe me një video ku shfaqet shefi i qeverisë, duke hedhur flamurin amerikan dhe duke etiketuar Trumpin si një kërcënim për Amerikën.

“Mos e dhëntë Zoti ta zgjedhin”, dëgjohet të thotë kreu i qeverisë Rama për Donald Trumpin, presidentin aktual të SHBA-së, në një intervistë me gazetarin, Baton Haxhiu.

Postimi i plotë i Blushit:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar??, flamurit më të bukur në botë.
Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA??, të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanëve????, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI.??

Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanët???? të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt????, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan?? në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë.

Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane??, përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.

Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:

1. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?

2. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane????, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?

3. Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?

4. Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?

5. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?

6. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar??, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?

Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.

ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE! ??❤??
Për të gjithë ata shqiptarë dhe amerikanë që i kanë harruar këto pamje skandaloze, ju lutem të shohin më poshtë videot e turpshme dhe të pacipa të Gruas së Bilalit:



Ju sugjerojmë

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Para
Urimin e Krishtlindjeve Basha ja dedikon të prekurve nga tërmeti

Nga Rroshi tek Frroku, Basha nxjerr videon e Ramës: Kur mashtron...

“Vajza është shtatzënë”, sqarohet drejtoresha: E kisha fjalën për mësuesen

"Vajza është shtatzënë", sqarohet drejtoresha: E kisha fjalën për mësuesen

Hapja e negociatave, këshilltari i CDU/CSU: Ka gjasa që kushtet të shtohen

Hapja e negociatave, këshilltari i CDU/CSU: Ka gjasa që kushtet të shtohen
















TE FUNDIT

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
28 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në...

Lexo më shumë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
28 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj Ilir Metës. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
28 Tetor, 2025

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga...

Lexo më shumë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
28 Tetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com