Aktori Rikard Ljarja është përcjelljë sot për në banesën e fundit, në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.
Në një ceremoni modeste, për përmasat e artit të tij, kushtëzuar nga rrethanat, kanë marr pjesë vetëm familjarët e aktorit.
Në meshën e mbajtur me këtë rast, me lot në sy bashkëshortja e të ndjerit, aktorja Marjeta Ljarja, nuk i ka mbajtur lotët, ndërsa ka falenderuar me zemër të pranishmit.
“Nuk jena pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, është shumë njerëzore. Mesazhet janë ato që kanë dalluar atë pjesën e mirë të Rikardit, pjesën njerëzore, jo thjesht pjesën e ekranit. Ju falënderojmë me shpirt që erdhët në këtë vështrësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë me bukur dhe shumë njerëzore kaq thjesht. Ju falenderoj të gjithëve, faleminderit”, tha aktorja.
Aktori i njohur, ipersonifikuar me rolin e suksesshëm të Dedës, humbi jetën nga një sëmundje e rëndë, mbrëmjen e së hënës në banesën e tij.
Ai do të kujtohet për një seri rolesh në kinematografi në filma të tillë, si : “Komisari I Dritës”, “Rrugë të Bardha”, “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” , etj./Opinion.al