Aktualitet

Video/ E pabesueshme, qeni futbolldashës futet në lojë dhe imiton lojtarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 30/04/16 |
b.f

Ndeshjet e futbollit mund të ndërpriten për shkaqe të ndryshme, por ndodh që edhe një qen ta bëjë këtë gjë. Nuk është hera e parë që ndodh, si në ndeshjen e “Copa Libertadores” mes Deportivo Tachira (Venezuelë) dhe Pumas (Meksikë). Një moment që ka shkrirë se qeshuri tifozët, por edhe vetë lojtarët, ka qenë hyrja e një qeni në fushën e blertë, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe. Qeni i ngazëllyer ka ndërprerë lojën përkohësisht, për disa minuta.

Ai u fut në hapësirën e blertë dhe filloi të kërcejë rreth lojtarëve. “Furacaku” në fjalë ishte, në fakt, një qen entuziast e jo agresiv, i cili kaloi nga një lojtar te tjetri, derisa mbrojtësi i Pumas, Gerardo Alcoba, e mori në krahë dhe rendi për ta dorëzuar te gjyqtari i katërt. Gjatë kësaj kohe ai mori disa “puthje të dukshme” nga kafsha më besnike e njeriut. Pastaj e mori gjyqtari i katërt, te vija anësore e fushës dhe e zboi tej saj, duke mundësuar që loja të vazhdojë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas