Bota

Video/ E ngatërruan, policët kontroll me armë futbollistit të Milanit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 18/07/22 |
Opi Nion

Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko është përballur me një situatë aspak të këndshme teksa është ndaluar nga policia italiane.

Mësohet se 27-vjeçari është ngatërruar me një person tjetër i cili ishte në kërkim nga policia.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur më 3 korrik, në zonën Porta Garibaldi në qytetin e Milanos, por u bë virale pas një videoje të shpërndarë në mediat sociale.

Në videon e publikuar, 27-vjeçari , shihet duke u kontrolluar nga një polic, ndërsa dy të tjerë drejtojnë armën në një makinë.

Videoja ndërpritet në pikën ku policia duket se kupton se ka bërë një gabim, ndoshta pasi Bakayoko shpjegoi se kush ishte ai dhe për të sqaruar se ky ishte një ngatërrim me një person tjetër.

Ndërkohë në lidhje me situatën zëdhënësi i Milanit shkruan se “Lojtari u ndalua, por policia sapo verifikoi se ai nuk kishte lidhje me atë që ndodhi, i kërkuan falje dhe e lanë të ikte”.

Bakayoko iu bashkua Milanit në një huazim dy-vjeçar verën e kaluar, pasi kishte kaluar edhe sezonin 2018-19 në San Siro. Ai bëri 18 paraqitje sezonin e kaluar teksa kuqezinjtë fituan Serinë A. Francezi nënshkroi me Chelsean nga Monaco në vitin 2017 për 40 milionë funte dhe bëri 43 paraqitje për klubin në sezonin e tij të parë. Ai u kthye në Monaco si huazim në gusht 2019 përpara se të kalonte te Napoli për një huazim një sezon në tetor 2020.

Pas