Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshje Shqipëri-Izrael me rezultatin 0-1, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Zahavit.
Një ndërhyrje jo e rregullt e bërë nga mbrojtësi i kombëtares,Berat Gjimshit e ka lënë skuadrën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të mori ai.
Ndryshë nga 15 minutat e para të lojës, ku Shqipëria u vu re të kërkonte golin me dy raste konkrete, minutat që pasuar pas golit të parë ishin tepër të vështira, kjo për shkak edhe të disavantazhit në numrin e lojtarëve.
Në minutat e fundit të pjesës së parë është vënë re edhe një “gallërim” i kuqezinjve, në kohën kur Balaj është gjendur dy herë shumë pran golit, herën e parë është ndalur nga portieri, ndërsa të dytën ishte offside.
Më poshtë mund të shihni momentin e goditjes dhe realizimin e penalltisë.