Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “BJK İnönü Stadium” të skuadrës turke Besiktas është zhvilluar ndeshja e javës së katërt të Champions League e vlefshme për grupin B.
Një barazim 1-1 ka mjaftuar që tifozët turq menjëherë pas ndeshjes të ushtrojnë dhunë ndaj “mysafirëve” napolitan.
Në këtë video duken dy tifozërit teksa përleshen në hyrjen e një stacioni treni. Për më tepër simpatizuesit e Besiktasit e kanë therur me thikë një tifoz të Napolit. Mediat lokale bëjnë me dije se tifozi i ekipit italian është duke u trajtuar në Stamboll.
https://youtu.be/2NB7MkK3O90