SHKODËR-Para pak ditësh një video ku shihej një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Gjon Ndoci” në Shkodër duke dhunuar një nxënës tronditi opinionin publik. Por duket se prindërit e fëmijëve që studiojnë aty janë në krah të mësueses.Ata kanë kërkuar rikthimin e mësueses Nevila Duraj në punë. “Fëmijën tim kur e kam çuar në shkollë i kam thënë mesueses se fëmija kur bën zhrumë, s’mëson, një shpullë me ja dhanë fëmijës, ça ka se e rreh mësuesja, se i jep një shuplakë? Për mua ajo është një mësuese shumë e mirë. Sa për mua si prind për mua ajo që tani fillon mësimin. Bile bile, fëmija im s’ka dashur me ardhur në shkollë se thotë e kanë hequr mësuesen, du me ndejt në shpi s’shkoj në shkollë pa ardhur mësuesja ime”, – tha nëna e nxënësit të dhunuar E.U.
<iframe width=”420″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Czy_GZoLYL4″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>