Me princeshat e Disney nuk mund të konkurrojë askush. Këtë e tregon më mirë filmi “Beauty And The Beast” ose i njohur për shqiptarët si “E bukura dhe bisha”.
Traileri i këtij filmi arriti rekordin e trailerave më të shikuar.
Këtë vend njëherë e ka gëzuar filmi “Star Wars” që kishte 112 milionë shikime për 24 orë, pastaj këtë e rrëzoi “Fifty Shades Darder” I cili arriti 114 milionë shikime për 24 orë, shkruan “E! Neës”. Traileri i të bukurës dhe bishës arriti 127.6 milion klikime për 24 orë, ku tani radhitet si rekordi më I ri botëror, transmeton KosovaPress.
Sipas “E!News” arsyeja që traileri pati sukses është aktorja Emma Watson, pasi që 27 milionë klikime erdhën nga faqja e saj në Facebook.