Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë se si ka ndodhur shpërthimi me një sasi lënde plasëse në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Sikurse shfaqet në pamjet e siguruara nga Opinion.al dy persona gjatë natës i janë afruar me qetësi automjetit tip “Audi” të Ndrecës. Më pas një prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan.
Teksa zbardh dita në videon e dytë shfaqet Ndreca teksa del nga banesa dhe hip në automjet për të shkuar në punë.
Sapo ai ndez makinën dhe ecën vetëm pak sekonda ndodh edhe shpërthimi i fuqishëm./Opinion.al