Bota

Video/Duket si Hiroshima, guvernatori shpërthen në lotë para kamerave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 05/08/20 |
Opi Nion

Guverantori i Bejrutit Marwan Abboud ka nisur të qajë para kamerave duke folur për qytetin e shkatërruar nga shpërthimi i së martës në port.

“Duket si Hiroshima ose Nagasaki. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Është një katastrofë për Libanin dhe nuk dimë se si do të dalim. Duhet të jemi të fortë dhe kurajozë, por populli ynë ka kaluar shumë. Deri tani me vështirësi kemi arritur të mbijetojmë, tashmë kemi edhe këtë katastrofë”.

Më shumë se 130 persona humbën jetën nga shpërthimi, ndërsa raportohen qindra të humbur dhe më shumë se 5 mijë të plagosur. Bejruti është një gjendje emergjence për dy javë, ndërsa shqetësime janë ngritur edhe për substancat toksike në ajër./Opinion.al

 

Pas