Italia fitoi titullin kampion i Europës teksa mundi Anglinë pas penalltive në stadimin e Wembley-it mbrëmjen e djeshme.
Festa e stafit italian ishte e jashtëzakonshme në fushën e lojës pas marrjes së kupës e dyta në historinë e tyre.
Por, ndërkohë në dhomat e zhveshjes, italianët kanë festuar gjatë, deri diku duke thyer edhe rregullat. Birra nuk mungoi për asnjë prej tyre, ndërsa në pamje futbollistët shfaqen duke kënduar madje edhe duke derdhur shishe të shampanjës.
Sakaq, penalltia e fundit e pritur nga Donnarumma bëri që italianët në të gjitha sheshet e Italisë të mbushin rrugët dhe të shpërthejnë në festë. Jo vetëm tifozët që e ndoqën ndeshjen live nga Wembley por në çdo shesh të Italisë, në çdo rrugë e rrugicë, fansat festuan si të çmendur këtë sukses të kombëtares së tyre të futbollit.