Politikë

Video/ “Dua mamin”, vajza e Tabakut ndërhyn duke qarë në mes të intervistës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 15/12/21 |
Opi Nion

Është bërë për herë të parë pjesë e një interviste vajza e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku. Teksa Tabaku po jepte një intervistë në “ABC”, vajza e saj ka ndërhyrë, teksa thotë “Dua mamin”.

Deputetja në pamundësi për të bërë diçka, ka vijuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares ndërsa mbante të përqafuar vajzën.

Për disa momente ka qenë e vështirë vijimi i intervistës prandaj gazetarja Jonida Shehu i ka kërkuar Tabakut që të ndërpresë në mënyrë që të qëndronte pranë vajzës dhe ta qetësonte. Por një familjar i deputetes ka ndërhyrë në ato momente dhe e ka marrë vajzën në dhomën tjetër, në mënyrë që ajo të vijonte intervistën.

Deputetja kërkoi ndjesë disa herë duke thënë se kjo ishte hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. Intervista ka vijuar, por nuk ka zgjatur shumë, në mënyrë që deputetja të shkonte pranë të bijës.

Pas