Droni ka kapur “mat” një shtetas me inicialet V. C., në Kurbin të cilit i janë gjetur të fshehur pas banesës dhe të kultivuar në kubikë, fidanë të bimës narkotike cannabis sativa.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi”, kanë goditur një rast tjetër të kultivimit të lëndëve narkotike.
Përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit V. C., i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti.
Fidanët narkotikë, në kubikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet në terren, në zona të pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.