Te Fundit

Video/ Drejtori i zjarrfikësve vjedh karburantin nga mjeti i shpëtimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 26/04/22 |
Opi Nion

Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kukës, pretendon se e kanë pushuar padrejtësisht nga puna.

Ai tregoi se për arsye familjare, në muajin Mars kërkoi disa ditë leje. Verbalisht, ai pohoi se i është marrë parasysh nga shefi i stacionit dhe në këtë mënyrë nuk është paraqitur në punë.

Kur u kthye i thanë, se është shkarkuar për arsye të mosparaqitjes në punë.

“Më kanë hequr nga puna për arsye se nuk jam paraqit nga puna për 2 javë ose afërsisht 20 ditë sepse kisha arsye familjare, ndërkohë që ia kam kërkuar lejen edhe komandantit të repartit edhe drejtorit. Ata kanë ecur me idenë që s’të takon leja pa bërë një vit, justifikime nga më të ndryshme. Unë kisha hall dhe kërkova leje pa të drejtë page. Njëkohësisht i kam vënë në dijeni që shërbimin që vjen nuk do jem në punë dhe do jem dy javë me leje sepse kam arsye familjare. Bëra dy javë pushim, u paraqita në punë dhe më thanë që nuk të kemi planifikuar në punë, ti je i hequr nga puna. Më pas më ka ardhur një letër. Verbalisht ma ka dhënë lejen. I kam thënë që nuk dal, merr masa për shërbimin. Shërbimi nuk ka ngelur mangut, ka dalë dikush tjetër në shërbim, ka vijuar normalisht”.

Gazetari: Z.Kitmir Todaj, ka qenë shofer këtu. Pse është shkarkuar nga puna?

Shefi Gafurr Rexha: …Po pse është shkarkuar…Te drejtori mund ta marrësh këtë përgjigje!

Gazetari: Ju ka kërkuar leje?

Shefi Gafurr Rexha: Patjetër, që më ka kërkuar!

Gazetari: Ia keni aprovuar?

Shefi Gafurr Rexha: Ëëëë… për çfarë leje bëhet fjalë?

Gazetari: Ai ka kërkuar një leje para ca javësh, për arsyet e tij familjare, që unë nuk i di.

Shefi Gafurr Rexha: Patjetër, disa herë më ka kërkuar leje.

Gazetari: Ia keni dhënë lejen?

Shefi Gafurr Rexha: Jo!

Gazetari: Për çfarë?

Shefi Gafurr Rexha: Nuk kam parë arsye.

Gazetari: Më pas i ka ardhur letra, që është shkarkuar, e firmosur nga drejtori, a nuk e di, se kush e ka. Pse është shkarkuar ky shofer? Nuk duhej bërë një paralajmërim? Ju keni qenë në dijeni. E keni çuar ju këtë problematikë te drejtuesi juaj?

Shefi Gafurr Rexha: Patjetër, që e kam çuar që ditën e parë.

Gazetari: Dhe ai nuk e aprovoi?

Shefi Gafurr Rexha: Nga Kina nuk dua t’i bie. Unë… sa ke moshë ti, unë kam punë.

Gazetari: Ç’lidhje ka?

Shefi Gafurr Rexha: Të kam marrë në zyrë. T’i kam hapur dyert, jam si kjo, e bardhë. Shko te drejtori e merr çfarë do ti, të marrësh! Zyra është e imja. Kur të vij unë atje, ku punon ti, te Klani…

Gazetari: Zyra juaj nuk është shtëpia juaj. Zyra është e institucionit.

Shefi Gafurr Rexha: Ore, zotëri, zyra është imja!

Gazetari: Nuk është e juaja zyra, zotëri! Si qenka e juaja, zyra?

Shefi Gafurr Rexha: Unë punoj në këtë zyrë, o vëlla!

Gazetari: Po pra, por është zyra e shtetit, nuk është zyra juaj.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Aty çfarë nuk bëhet. Aty vjedhin naftë gjithë kupoladrejtuese. Naftën që kam parë me sytë e mi, pastaj nuk e di çfarë bëhet me tendera me budallalliqe të tjera. Kam filmuar duke vjedhur naftë, drejtorin e madh të zjarrfikëses, Luan Kërxhalliu. Ai ka vjedhur naftë. Pas atij është edhe ai tjetri, por gjithë kupola drejtuese vjedh naftë. I kam filmuar duke vjedhur naftë. Gjithë stafi aty i di, por kanë frikë t’i deklarojnë se kanë frikë se mos i heqin nga puna. Këto përgjegjësi që po dal unë këtu e mbajnë të gjithë. Janë video që janë bërë duke vjedhur naftë. Kjo video ka nja 5-6 muaj”, tha denoncuesi.

“Stop” siguroi videon, ku duket drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Kukës, Luan Kërxhalliu, duke marrë karburantin e të vetmit mjet të stacionit në qytet, për nevoja personale.

Emisioni “Stop” e pyeti drejtorin për këtë, por mohoi të ketë vjedhur karburant.

Gazetari: Ai thotë, se ju e keni hequr padrejtësisht nga puna.Ai në fillim ju ka kërkuar leje, në fillim te komandanti, pastaj tek ju. Sa në dijeni jeni të këtij rasti? Ju keni firmosur shkarkimin e tij. Pse?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Nuk është paraqitur në punë 1 muaj.

Gazetari: Nuk duhej bërë një paralajmërim njëherë? Pse nuk ia keni dhënë? Si funksionon?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Ka ardhur nga burimet njerëzore dhe pastaj është marrë vendimi.

Gazetari: I takonte leja këtij shoferi, apo nuk i takonte?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Leja i takonte, por nuk kemi pasur mangësi…për procedurë lejesh.

Gazetari: Duhej ta merrte atëherë, kur i takonte?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Duhej ta merrte ai, por jo, kur do ai ta bëjë lejen.

Gazetari: Po kishte arsye, pra. Arsye serioze, familjare.

Drejtori Luan Kërxhalliu: S’e di unë arsyen. Arsyet e tij, nuk i di.

Gazetari: Z. Luan, cila është detyra juaj?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po më merr në intervistë ti, apo si?

Gazetari: Për t’u paraqitur te stacioni?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo, është shefi i sektorit aty.

Gazetari: Pra, ju nuk është se keni punë të shkoni te stacioni i zjarrfikëses aty.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo, po, shkojmë ne.

Gazetari: Për çfarë shkoni?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Për kontroll, për gjëra…për të parë punën në vijimësi, për mangësitë.

Gazetari: Pra, detyra juaj është, që të shkoni fizikisht.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po!

Gazetari: Kur ka probleme, në çfarë rastesh?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Kontroll rutinë mund të bësh!

Gazetari: Po të kontrolloni mjetet, sistemin, se si funksionojnë mjetet, e keni juve për detyrë?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po! I shoh, se çfarë ka mangësi, për çfarë ankohen shoferët, për çfarë nuk ankohen…

Gazetari: Po ju takon juve si drejtor, apo i bën dikush tjetër?

Drejtori Luan Kërxhalliu: I bën shefi i sektorit dhe unë.

Gazetari: I fusni duart, për të rregulluar diçka në makinë?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo!

Gazetari: Nuk keni punë të prekni automjetin?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo!

Gazetari: Dakord, sepse ekziston, nuk e di, se sa e vërtetë është, por thonë që ju, ndoshta, nuk dua t’ju gjykoj, por keni vjedhur naftë.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po jo, mor vëlla, s’është e vërtetë.

Gazetari: Ok! Faleminderit, gjithë të mirat!

Drejtori Luan Kërxhalliu: Gjithë të mirat edhe juve!

Veç këtij problemi, kushtet e punës në këtë institucion janë skandaloze. Punonjësve u mbahet 10 mijë lekë nga paga çdo muaj, shumë të cilën, ata e kanë përfituar, që nga viti 2019 për orët shtesë, orët e natës dhe ditët e festave.

Denoncuesi: Heronjtë e popullit shqiptar trajtohen me paga katastrofë. Na ulën 10 mijë lekë rrogë, duhet, që t’i kthejmë mbrapsht! Kushtet janë katastrofë.

Gazetari: Ju mbahet pjesë nga paga?

Punonjësi: Po, na mbahet.

Gazetari: Pse, për çfarë arsye?

Punonjësi: Kanë shkelur ligjin këta vetë, në stacionin tonë.

Gazetari: Më falni, që ju pyes: Sa e keni pagën?

Punonjësi: E kemi  rrogë bazë: 36 000 lekë.

Gazetari: Ka prekur gjithë sektorin tuaj?

Punonjësi: Gjithë sektorin dhe nuk ke, se me kë të merresh vesh.

Por pse iu mbahet kjo pjesë punonjësve të zjarrfikësve.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Bëni kërkesë për informacion pranë bashkisë!

Gazetari: E keni të vështirë të shpreheni? Ju jeni drejtuesi. Prej sa vitesh jeni drejtues?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Kam pak vite, që jam drejtues.

Gazetari: Po duhet t’i dini në majë të gishtave të gjitha problemet e strukturës, që ju drejtoni!/ Tv Klan

Pas