Bota

Video/ Dorëzohet McGregor, triumfon Justin Poirier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 24/01/21 |
Doriana Çepunaj

Conor Mc Gregor është dorëzuar në Arabinë Saudite. Justin Poirier arriti të befasojë duke mundur që në raundin e dytë Mc Gregor, duke bërë atë, që shumë pak njerëz e parashikonin para ndeshjes.

McGregor e nisi vrullshëm, duke ndjerë edhe mbështetjen e publikut në sallë, por shpejt Poirier e mori veten dhe sulmoi, teksa McGregor u mundua të mbyllë hapësirat.

Justin Poirier e goditi disa herë McGregor, por irlandezi mundi të kthehej dhe të rikthente ekuilibrin në oktagon. Më pas Conor sulmoi fort me dy goditje të fuqishme vertikale, të cilat kundërshtari i tij Poirier i përballoi, madje tentoi të përfitonte nga hapësirat e Conor dhe ta sulmonte. Kështu u mbyll raundi i parë, por ai i dytë pati një tjetër zhvillim.

Një goditje e fortë e Poirier në këmbën e McGregor e dobësoi shumë irlandezin, që e humbi dinamikën e tij të madhe në oktagon.

McGregor la hapësira, të cilat Poirier i shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Goditjet e tij të njëpasnjëshme, e gjetën të pambrojtur McGregor dhe bënë që ai të bjerë në tokë dhe të dorëzohet, duke e mbyllur ndeshjen në raundin e dytë për 2 minuta e 36 sekonda./Opinion.al

Pas