Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Donaruma në vështirësi nga fëmijët: “Me që luan futboll, pse luan portier?!!”

2017/09/23 at 10:42 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Donaruma në vështirësi nga fëmijët: “Me që luan futboll, pse luan portier?!!”

Xhanluixhi Donaruma mori pjesë në një emision për fëmijë, ku iu nënshtrua një sërë pyetjesh nga vogëlushët e pranishëm. Me naivitetin e tyre, shpeshherë ata mund të vënë në vështirësi edhe të rriturit duke formuluar gjithfarë pyetjesh që vetëm mendja e një fëmije mund të prodhojë.


Pyetjes se përse refuzoi Realin e Madridit ku mund të luante me Ronaldon apo përse nuk zgjedh Interin, gardiani kuqezi iu përgjigj: “Milani është shtëpia ime, ndaj e pata të lehtë zgjedhjen. Mendoj se kam bërë gjënë e duhur. Tek Interi nuk do të shkoja kurrë”. Natyrshëm mes të ftuarve të vegjël lindi pyetja se përse tha fjalën “kurrë”.

Drejtuesi i emisionit, Paolo Bonolis, një interist i deklaruar, sqaroi se tek Interi do të merrte vetëm 20 euro dhe jo 24 që do të arkëtojë për katër vitet te Milanit. Shuma sigurisht është në miliona, por, për të argëtuar fëmijët, të tilla sakrifica mund të bëhen, të paktën në televizion.

Një tjetër fëmijë rrëfeu se kishte vënë bast për largimin e Xixhos drejt Juventusit, por 18-vjeçari e njoftoi se ishte një bast i humbur pasi kishte akoma katër vite kontratë me Milanin. Sa më shumë Xhixho përgjigjej, aq më shumë kureshtarë bëheshin fëmijët duke shtuar dozën e çudisë në pyetjet e tyre.

Një pyetje tjetër mjaft e këndshme ishte se zgjedhja për t’u bërë portier kishte të bënte me faktin që nuk ishte i zoti të luante futboll me këmbë. I sinqertë deri në fund portieri kuqezi që tha se roli i tij ishte diçka që i kishte ndodhur natyrshëm, pavarë- sisht se pranoi se me këmbët nuk ishte shumë i zoti.

Një vajzë e vogël bëri një nga pyetjet që shkaktoi më shumë të qeshura në sallë teksa pyeti Donarumën nëse kishte shokë në ekip që i mbanin erë këmbët. Diplomatik në këtë rast, portieri i Milanit mohoi aromat e këqija në dhomat e zhveshjes së ekipit të Montelës. Morisë së kurioziteteve të fëmijëve nuk po i vinte fundi, por, me ndërhyrjen e drejtuesit Paolo Bonolis, erdhi dhe pyetja e fundit e një tjetër fëmije: “Ti luan futboll për të mos vajtur në shkollë?”.

Donaruma sqaroi rëndësinë e shkollës dhe premtoi diplomimin e tij në vitin e ardhshëm. Teksa diploma në jetë do të vijë pas 12 muajsh, portieri kuqezi për të argëtuar intervistuesit e tij pranoi të zgjidhte edhe një problem matematikor për t’u “diplomuar” më pas nga vogëlushët.

Pavarësisht lehtësisë së ekuacionit, Xhixho vonoi disi në përgjigjen që duhet thënë se ishte e saktë me portierin që mori nga 100 pikë të mundshme vetëm 99… sigurisht edhe për hir të numrit në fanellë.

 

Etiketa: Gigi Donaruma


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Para
Vrasja në Dibër kapet autori, ja çfarë ndodhi në lokal gjatë natës

Vrasja në Dibër kapet autori, ja çfarë ndodhi në lokal gjatë natës

Video/ Vazhdon sekuestrimi i makinave luksoze, në “rrjetë” edhe një e blinduar

Video/ Vazhdon sekuestrimi i makinave luksoze, në "rrjetë" edhe një e blinduar

Sot kundër Realit/ De Biazi trajner i Alavesit, fal 3 % të rrogës

Sot kundër Realit/ De Biazi trajner i Alavesit, fal 3 % të rrogës
















TE FUNDIT

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
20 Tetor, 2025

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
20 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, 20 tetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
20 Tetor, 2025

Dashi Sot mund të ndiheni pak të shpërqendruar. Ndërsa menaxhoni detyra të shumta, mund të jeni duke kaluar nga një...

Lexo më shumë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com