Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka publikuar ditën e hënë planin e qeverisjes për 100 ditët e para të punës. Në të përfshihen propozime për emigracionin, tregjet dhe për politikat e mbrojtjes.
Trump ka deklaruar se do të tërhiqet nga marrëveshja për partneritetin Trans-Paqësor.
Në mesazhin e shkurtër të publikuar online ai ka theksuar se do të rivendosë ligjet e tyre.
Ajo që bie në sy gjatë video-mesazhit është se Trump nuk përmend në asnjë moment projektin për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën si dhe për Obamacare.