Bota

Video/ “Do tentoj të vras Mbretëreshën ​​Elizabeth”,identifikohet i riu i maskuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 27/12/21 |
Opi Nion

Një 19-vjeçar i maskuar dhe i veshur me rroba të zeza kërcënoi se do të vriste Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Kërcënimin ndaj Mbretëreshës e ka bërë përmes një videoje, e cila tashmë është bërë virale.

Sikurse shihet në pamjet e publikuara në mediat e huaja i riu shfaqet me hark duke kërcënuar se do të “vrasë mbretëreshën në shenjë hakmarrjeje për masakrën e Amritsarit të vitit 1919”.

Jaswant Singh Chail ngarkoi videon e para-regjistruar në Snapchat në orën 8:06 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjes, 24 minuta para se të arrestohej nga policia brenda territorit të Kështjellës Windsor.

Në video ai thotë: ‘Më vjen keq. Më vjen keq për atë që kam bërë dhe çfarë do të bëj. Do të tentoj të vras ​​Elizabetën, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore. Kjo është hakmarrje për ata që kanë vdekur në masakrën e Jallianwala Bagh të vitit 1919.

I dyshuari, u arrestua pak pas orës 8:30 të mëngjesit pasi u vu re duke ecur nëpër kopshte brenda territorit të kështjellës Windsor pasi u ngjit në një mur të jashtëm. Oficerët arritën të arrestojnë menjëherë 19-vjeçarin.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë dedektivët po shqyrtonin pamjet që u postuan në mediat sociale përpara incidentit të Ditës së Krishtlindjes.

Pas