Sport

VIDEO/“Do rruhem live nëse fitojmë ”, lojtari i Chelsea mban fjalën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 30/05/21 |
Opi Nion

Chelsea është shpallur fitues i UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin 1-0 Manchester City-n. Ndeshja u zhvillua  në stadiumin “Dragao” të Lisbonës, në një përballje tepër interesante, ku të dyja skuadrat u paraqitën me pretendime të larta për fitoren.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk mundi ta ndryshojë rezultatin e minutës ’42, pas golit të shënuar nga Haverc. Thomas Tuchel mori drejtimin e ekipit londinez në janar dhe udhëhoqi “Blutë e Londrës” drejt majës së Evropës.

Ndërkohë mesfushori i Chelsea, Jorginho, hoqi mjekrën menjëherë pas fitores së Champions League. Arsyeja ishte se futbollisti kishte vënë bast me një gazetar, pasi Chelsea mundi Porton në çerekfinale, se do ta lejonte atë që t’ia hiqte mjekrën po ta fitonte trofeun e madh.

Dhe menjëherë sapo Blutë ngritën kupën lart, Jorginho hoqi mjekrën gjatë intervistës në fushë. Gazetari nxori një makinë rroje dhe nisi të pastronte fytyrën e Jorginho, i cili nuk e mbante dot të qeshurën. Basti kishte edhe një pjesë të dytë: Jorginho duhet t’i hiqte mustaqet gazetarit.

 

Pas