Me siguri se nuk e keni ditur kohë më parë, por në Shqipëri realizohen rrobat e banjos me grep dhe në një mënyrë komplet origjinale. Eldi Zebeli tha se një mënyrë e tillë përpunimi të rrobave të banjos të realizuara me grep, në vendin tonë është futur si trend. Madje ai shpjegoi edhe realizmin e tyre prej pambuku dhe të krijuara me shumë elegancë në një mënyrë krejtësisht artizanale.