Në një video të re të publikuar nga ISIS, tregohet një djalë i vogël bjond të cilit i japin një armë për të ekzekutuar me gjakftohtësi një të burgosur në Irak.
Videoja zgjat 15 minuta dhe mendohet se është regjistruar në Mosul, në Irakun verior.
Djaloshi, i cili nuk është më shumë se 10 vjeç, është i veshur me rroba lufte. Atij i jepet një armë e madhe në dorë duke e inkurajuar të qëllojë pengun në kokë, raporton klan.
Narratori në video thotë se pengu ishte një spiun i kapur në Ninevah, një zonë e vjetër në veri të Irakut afër Mosulit.
Videoja është postuar nga kanali terrorist i ISIS, në datën 19 Shtator.