Një urim të veçantë ka bërë edhe kryeministri Edi Rama për Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “ Facebook”, ku shfaqen të rinj teksa festojnë në kryeqytet kreu i qeverisë shprehet se Tirana në 2022 do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.
“Mirëmëngjesi dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook./Opinion.al