Aktualitet

Video/ Disa zona të qarkut të Shkodrës ende nën ujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 12/02/21 |
Opi Nion

Disa zona të qarkut të Shkodrës vijojnë të jenë të përmbytura. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar në “Facebook” pamje të cilat tregojnë sipërfaqe toke nën ujë.

Spahia thotë se kryeministri Edi Rama vijon të hesht përball kësaj situate duke mos marrë asnjë masë në ndihmë të banorëve.

Ish-deputeti thotë se faturën e braktisjes së qytetarëve të Shkodrës, Rama do e marrë me votë në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi

FATURA E BRAKTISJES SE SHKODRES DO PAGUHET ME 25 PRILL!

Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!

Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike.

Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill!

Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore! #25Prill#ShqipëriaFiton./Opinion.al

Pas