Kronikë

Video/ Digjet me benzinë makina e një gruaje në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 18/09/18 |
b.f

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Makina tip “Ford” në pronësi të shtetases më iniciale A.L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka. Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga disa ngjarje kriminale, ende të pazbardhura.

Pas