Bukuroshja Diellza Kolgeci i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare me Nol Fetoshin.
Kronika e përjavshme e emisionit Prive, “E vërtetë, e pa vërtetë”, ka sjell këtë lajm duke treguar se mes Diellzës dhe ish-të dashurit të saj ka mbetur një miqësi e mirë.
Kolgeci vite më parë ka qenë e martuar edhe me basketbollistin Edis Kuraja, ndërsa vite më vonë ishte divorcuar nga ai.
Tani ajo vazhdon të mbetet beqare, dhe përkundër viteve, akoma ngelet ndër femrat më atraktive.
Diellza është e njohur për publikun si modele, aktore, prezantuese dhe këngëtare, ndonëse në këtë fundit e ka sprovuar veten shumë më pak.