Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Fundi nuk ishte i qetë pasi pati përplasje mes trajnerit Diego Simeone të spanjollëve dhe drejtorit sportiv të miqve, Sebastian Kehl.
Në pjesën e dytë, Emre Can u rrëzua i dëmtuar, por Atletico vazhdoi lojën dhe kundërsulmoi kundër mbrojtjes së Dortmundit, diçka që me sa duket nuk u pëlqeu gjermanëve.
Simeone dhe Kehl u panë më pas duke u përplasur, me trajnerin e Atleticos që e shtyu rivalin e tij dy herë në gjoks para se të ndaheshin. Gjermani duket më i qetë, teksa situata u qetësua pas disa sekondash.
— karola’s media acc (@hidurmi) April 10, 2024