Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, pas vizitës në Tiranë, ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu.
Ndërsa ka mbërritur në studiot e Tv Klan shoqëruar nga stafi i tij, Ministri Di Maio i ka kujtuar gazetarit Fevziu, intervistën e dhënë disa muaj më parë përmes Skype, pikërisht në kohën kur mjekët shqiptarë udhëtuan drejt Italisë për të ndihmuar në situatën e pandemisë.
“Herën e kaluar ishim në video call”, tha di Maio.
Më pas, ndërsa janë drejtuar në ambjentet e brendshme të TV Klan, Ministri i ka treguar Blendi Fevziut se çfarë gazetari Bruno Vespa i kishtë thënë lidhur me “Opinion”.
“Bruno Vespa më ka thënë se studioja juaj është më e bukur se e tij”, tha Di Maio./Opinion.al