Sport

Video/ Dhunë në Çeki, sulmohen tifozët kosovarë


               Publikuar në : 19:21 - 14/11/19 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme Kosova do të luajë kundër Çekisë, por kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja, kanë nisur incidentet e para.

Tifozët kosovarë të cilët kishin udhëtuar nga Austria për të mbështetur kombëtaren e tyre, janë përballur me disa tifozë çekë me maska.

Mësohet se tifozët vendas kanë sulmuar ata të Kosovës, të cilët ” ishin duke pushuar pas udhëtimit që kishin bërë.

Tifozët kosovarë kanë pranuar se janë sulmuar nga persona të maskuar, të cilët ende nuk janë identifikuar.  Sipas informacioneve, disa nga tifozët e Kosovës kanë marrë lëndime të rënda./ Opinion.al

Pas