Një burrë ekzekutoi sot me armë bashkëshorten e tij, për motive ende të paqarta. Mësohet se ai ka qelluar me dy plumba ndaj bashkëshortes së tij duke e lënë të vdekur.
Mësohet se fillimisht autori është konfliktuar me ish bashkëshorten e tij, pasi ishin të divorcuar. Autori i ngjarjes është Fadil Kasemi 53 vjec. Mësohet se viktima është Firdez Havizi, 39 vjece me profesion gjykatëse në qytetin e Shkodrës. Sipas dëshmitarëve ish bashkëshortët janë konfliktuar fillimisht, dhe më pas Kasemi ka qelluar me armë ish-bashkëshorten në momentin që ajo po futej në makinë.
Më poshtë janë foto dhe video nga vendngjarja ku ndodhi krimi.