Një burrë mbi 50 vjeç që lëvizte me biçikletë u përplas për vdekje nga një automjet rreth orës 11:30 në rrugën e Porcelanit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip Seat që përplasi për vdekje kalimtarin. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se makina po lëvizte me shpejtësi në tentativë për të parakaluar. Opinion.al publikon pamjet e aksidentit të rëndë ku shihet transportimi i viktimës për në morg. Emri i tij ende s’është bërë i ditur nga policia. /Opinion.al