Dëshmia e oficerit belg te policisë gjyqësore Steven Van Deneste, mund te fundose ish-deputetin Kristian Demokrat Mark Frroku. I thirrur nga Prokuroria, zyrtari i larte i policisë se Brukselit, ishte vete këtë te marte ne Gjykatën e Tiranës, për te dëshmuar mbi hetimin e tij për vrasjen Aleksandër Kurtit ne Belgjike, 17 vjet me parë.
Ai shoqërohej nga forcat speciale te policisë. Ne dosjen e policisë belge tregohet se autori i krimit është edhe ish-deputeti Mark Frroku. Por keto te dhëna prokuroria kërkon qe t’i bëhen te ditura Gjykatës nga vete hetuesi i çështjes. Pjesë e hetimit në cilësinë e dëshmitarit te thirrur nga Prokuroria, ishte edhe qytetari belg, Josef Overdeen.
Për arsye sigurie, seanca gjyqësore u zhvillua me dyert të mbyllura. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e Mark Frrokut vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij. Mbi ish-deputetin rëndojnë 4 akuza. Akuza e parë, ajo e vrasjes, lidhet me ekzekutimin me thike te Aleksandër Kurtit. Sipas palës belge, ai u qellua pranë një stacioni treni nga Frroku dhe 3 bashkëpunëtorë te tij, pas konfliktit për kontrollin e një rrjeti prostitucioni.
Akuza e dytë është ajo e evazionit fiskal. Prokuroria thotë se Frroku nuk justifikon dot pasurinë prej më shumë se 2 milionë dollarësh. E treta është akuza për trafik droge, pasi ne vitin 2002 Frroku është dënuar ne mungese ne Holande me tre vjet burg për trafik droge. Por Mark Frroku duhet te përgjigjet edhe për një ndërtim ne Tirane, qe konsiderohet pa leje.
Burimi: Vizion+