Fëmijët dhe përdorimi i internetit prej kohësh në Shqipëri përveç të mirave të dukshme, kryesisht po shfaq probleme shumë serioze. Statistikat e përdorimit dhe aksesi që kanë moshat e reja janë të mëdha, por rreziku që iu shfaqet atyre, dita-ditës, po bëhet një çështje shumë delikate.
Në vazhdën e këtij debati, gazetari Lutfi Dervishi theksoi se ky është një rrezik shumë i madh dhe mbi të gjitha që na ka gjetur shumë të papërgatitur.
“Nëse do bëjmë një paralele, fëmijët dikur kishin atë trekëndëshin: familja, shkolla dhe shoqëria. Në këtë trekëndësh, gjithsesi ti orientoheshe rreth rritjes së fëmijës. Ndërsa, tani ekspozimi është shumë i madh dhe konstant”, tha ai në Opinion.