Deputeti i partisë MHP, Lütfi Kaşıkçı, i cili ishte në Hatay duke dhënë një prononcim për mediat përsa i përket situatës aktuale atje, u pa live teksa ikën me vrap, në momentin kur tërmeti 6.4 ballë goditi Turqinë, duke rikthyer panikun mes qytetarëve.
Deputeti i MHP-së në Hatay, Lütfi Kaşıkçı, i cili u kap në transmetimin e drejtpërdrejtë të tërmetit, vrapoi në panik. Shumë televizione e kapën drejtpërdrejt pamjet e momentit kur vendi u godit nga tërmetet.
Kujtojmë se ditën e djeshme Turqia u godit nga dy tërmete të tjerë të fortë, i pari ishte i magnitudës 6.4, në orën 20:07 me epiqendër në Samandag, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.8 ballë, por në këtë qark.