Rajoni

Video/ Deputeti shqiptar ngre flamurin kombëtar në parlamentin serb


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 26/11/20 |
Opi Nion

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka ndërmarrë një akt të guximshëm në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi i cili ndodhet në këtë parlament, gjatë seancës ka një flamur shqiptar në vendin ku ai qëndron.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi. Gjithashtu Kamberi nuk u lejua të mbante më tej fjalën e tij.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”,-tha Bërnabiç.

Kamberi pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim.  Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar sesa flamur shtetëror”,-tha Kamberi./ Opinion.al

Pas