Aktualitet

Video/ Deputeti sapo na la pa fjalë, ja çfarë bën mes sherrit për Teatrin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:33 - 18/09/18 |
b.f

Po flasim për Dritan Bicin. Ai është deputet në parlament dhe pse asnjëherë nuk është dëgjuar të flasë në foltore.

Zuri vendin e Aqif Rakipit si deputeti i dalë nga listat e PDIU-së në qarkun e Elbasanit, por që kartonin në parlament e ngre gjithnjë për mazhorancën.

Sot, ai u bë protagonist në media krejt padashje. Gazetarët e kanë kapur Bicin duke parë një sekuence ndeshjeje në telefon, ndërsa në mbledhje PD e LSI bënin sherr me PS për ligjin e teatrit.

Bici si pjesë “de facto” e mazhorancës as nuk është shqetësuar për Ilir Beqajn e Eduard Shalsin që po bërtisnin për ti mbushur mendjen PD-së të votojë për shembjen e Teatrit.

Bici i qetë, navigon në internet përmes celularit të tij dhe në fund sigurisht votoi njësoj si mazhoranca.

Ndër “bëmat” e Dritan Bici mbahet mend incidenti i vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit dhe hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen.

*Video e Panorames

Dritan Bici on Vidnews.

Pas