Ky është momenti kur ka dalë nga kontrolli situata në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë deputeti i PD Bledjon Nallbati, i cili sikurse shfaqet në video nxjerr nga çanta e njërës prej koleges flakadë.
Pasi i ndez, ai ia kalon para kolegut të tij, por njëra nga tymueset që ai ndez ndryshe nga tymueset e tjera që shpërthyen në tym, ka marrë flakë.
Flakët u përhapën në tavolinë, ndërsa më pas ka ndërhyrë garda duke e fikur me ujë.