Një deputet i opozitës italiane është përplasur në Shëngjin me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve në Shqipëri.
Pikërisht në vendin ku është ngritur qendra e pritjes së emigrantëve, në Shëngjin, deputeti i Plus Europa në Itali, Ricardo Magi, shfrytëzoi momentin pas Meloni përfundoi aktivitetin me kryeministrin Edi Rama, për të sulmuar verbalisht kryeministren italiane.
Përplasja verbale mes tyre është filmuar nga të pranishmit që ndodheshin aty për të ndjekur vizitën e Melonit.