Kryesore

Video/Deputetët e PD në mbështetje, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 04/07/22 |
Opi Nion

Është shtyrë për në datë 18 korrik seanca gjyqësore e Apelit, për çështjen “Babale”, ndaj deputetit të PD Ervin Salianji.

Shtyrja e seancës gjyqësore vjen si pasojë e mungesës së anëtares së tretë të trupës gjykuese Elona Toro, pasi kjo e fundit dyshohet se mund të prekur nga Covid-19.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, disa nga deputetët e PD ishin të pranishëm në sallë për të mbështetur kolegun e tyre.

Gjithashtu kreu i PD, Sali Berisha doli sot në një deklaratë për mediat dhe i doli në krah deputetit Salianji.

Kujtojmë se Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por ky vendim konsiderohet nga deputeti dhe PD si një vendim politike. Pavarësisht pretencës së Prokurorisë që kërkoi konvertim me 3 vite shërbim prove për deputetin Ervin Salianji, gjyqtari Artan Gjermeni nuk e mori parasysh./Opinion.al

Pas