Teksa seanca plenare e ditës së sotme është kthyer në kaos dhe deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, deputetët e Partisë së Lirisë po qëndrojnë ulur në vendet e tyre në Kuvend.
Sikurse duket në video deputetja e PL, Monika Kryemadhi dhe deputetja Erisa Xhixho nuk i janë bashkuar PD, por po bisedojnë bashkë ndërsa në një moment shfaqet Kryemadhi duke qëndruar në telefonin e saj.