Teksa pritet të nisë seanca plenare e ditës së sotme, tensione ka patur në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit ka ushtruar kontroll ndaj deputetëve të opozitës.
Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi e disa të tjerë nuk kanë pranuar që të kontrollohen nga gardistët, të cilët dyshojnë se deputetët opozitarë kanë flakadanë me vete.
“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërsa ky i fundit i thotë që ke flakadanë në xhep.
Ndërkaq, deputeti Gazment Bardhi me tone të forta thotë; mos e prek me dorë.
Momentet e tensionit janë publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në FB.