TIRANE- Pas publikimit në një denoncimi me video në portalin Opinion.al ka reaguar mjekia e cila u akuzua nga pacienti për mosdhënie shërbimi. Doktoresha e poliklinikës nr.9 në Tiranë e identifikuar me inicialet N.B thotë se video nuk pasqyron bisedën e plotë të zhvilluar mes saj dhe pacientit.
“Së pari, pacienti nuk është fëmijë. Së dyti, rasti nuk paraqiste asnjë urgjencë. Së treti, vizita e zonjës me simptoma gripale është kryer nga mjekja e ngarkuar me këtë detyrë. Pjesa e bisedës së regjistruar dhe postuar, është e shkëputur dhe del jashtë kontekstit”, thotë doktoresha ne iniciale N.B.
Sipas saj, publikimi i videos në Opinion ka cënuar rënde dinjitetin e saj personal dhe profesional, ndërsa paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj personave të përfshirë.
Video denoncimi i mbërritur nga një qytetar në facebook e Opinion.
*Mesazhi i qyterarit per mjeken
*Publikimi i videos në faqen e Opinion