Emisioni investigativ Stop në Tv Klan ka sjellë këtë mbrëmje një tjetër rast abuziv me shkarkimet nga puna, tanimë në administratën vendore. Denoncimi i radhës vjen nga qyteti i Përrenjasit, ky kryetarja e Bashkisë Miranda Rira i ka kërkuar juristes së institucionit Jonida Avdolli: “Ose të largohet vetë nga puna, ose do ta kalbë në burg, pasi i ka gjetur shkelje”. “Shkelje” të cilat në fakt sipas kryetares së bashkisë i ka zbuluar një audit privat, ndërkohë që është Kontrolli i Lartë i Shtetit ai që bën kontrollet në të tilla raste. Ndiqni dëshminë e juristes Jonida Avdolli dhënë për emisionin Stop…