Komisioni për Integrimin Europian është mbledhur ditën e sotme për projekt- relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Por, më shumë se tema e diskutimit, ka tërhequr vëmendje një incident.
Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po thërriste emrat përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe një zë “misterioz”. Për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.
Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit i cili thotë: “Pse ça bëra unë?”
Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit, Nikolin Staka.